OVL e UÇK-së

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Malishevë, do të shënojë 30 Dhjetorin- Ditën e Veteranit të Luftës

Të mërkurën më 30 dhjetor 2020, dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Malishevë, do të shënoj 30 Dhjetorin- Ditën e Veteranit të Luftës së UÇK-së, me disa aktivitete. Sipas kryetarit të degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, aktivitetet janë të reduktuara për shkak të situatës me pandemi, por kjo datë e rëndësishme për veteranë e luftës do të shënohet me disa aktivitete tradicionale.

Agjenda e aktiviteteve:

E mërkurë, 30 dhjetor 2020.

Ora: 11:00-Nderime te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Ora: 11:30-Homazhe në varrezat e Dëshmorëve të kombit.

Ora: 12:00-Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK-së, dega në Deçan: Me 21.01.2026, në varrezat e fshatit Sllup, në ora 14:00, varroset Zyme Mazrekaj

Njoftim: Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së – dega në Deçan njofton me pikëllim …