Policia e Kosovës hap konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë

Pas një procesi disa mujor të testimeve Policisë së Kosovës iu shtuan 127 togerë të cilët u graduan sot

Policisë së Kosovës, pas një procesi disa mujor të testimeve dhe trajnimeve të suksesshme, i shtohen njëqind e njëzet e shtatë togerë, të cilët u graduan sot përmes një ceremonie virtuale, në të cilën morën pjesë menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës dhe vet zyrtarët e graduar. Ceremonia virtuale është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Samedin Mehmeti, i cili iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti. ” Ky proces gradimi është thelbësor në zhvillimin e kuadrove të reja dhe në avancimin e vazhdueshëm të stafit policorë, me qëllim që t’u ipet mundësia që këto aftësi profesionale të shndërrohen në përformancë efektive. Marrë parasysh rëndësinë dhe pozitat në të cilat do të caktoheni, nga ju pritet një performancë dhe përkushtim ndaj përmbushjes së detyrave tuaja me qëllim të realizimit të misionit tonë në zbatimin i ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai ndër të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …