Brickos

Driton Çaushi

Driton Çaushi: Interpretimi i deklaratave të pushtetarëve të Beogradit në Kosovë vetëm si provokime është shumë naiv

Duke folur lidhur me qëndrimin antishqiptar të Ivica Daçiqit ne Kosovë, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi thotë se të interpretosh vizitat e deklarimet e fundit të pushtetarëve të Beogradit në Kosovë vetëm në cilësinë e provokimeve do të ishte shumë naive”. Mbi të gjitha, këto qëndrime vetëm sa po zbulojnë çdo herë e më qartë planet e etabluara të shtetit serb për të rikthyer ndikimin dhe kontrollin mbi Kosovën. “Krime nuk ka kryer askush në emër të shtetit të Serbisë, ekzistojnë emra dhe mbiemra të njerëzve dhe në këtë drejtim është duke u punuar… Së shpejti do ta kemi Gjykatën Speciale për krime lufte lundër  serbëve”… Në anën tjetër nëse nisim që të diskutojmë se kush kujt duhet t’i kërkoj falje, do të shkojmë kush e di se ku në histori dhe do të nis mosmarrëveshja se kush kujt duhet t’i kërkoj falje më shumë…” Ivica Daçiq, ministër i jashtëm i Serbisë’, ka shkruar tutje ai, duke e cituar ministrin serb.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …