Më 28 nëntor në qendër të qytetit të Gjilanit vendoset shtatorja e re e heroit të kombit, Agim Ramadani

17 vjet më parë në Frontin e Kosharës ka rënë dëshmor, Agim Ramadani, Komandant i Brigadës 138 të Zonës Operative të Dukagjinit

17 vjet më parë, më 11 pril 1999,  në Frontin e Kosharës ka rënë dëshmor,  Agim Ramadani, komandant i Brigadës 138 të Zonës Operative të Pashtrikut. Gjatë luftës së UÇK-së, Agim Ramadani luftës u dëshmua strateg ushtarak  dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte në mesin e komandantëve që kishin projektuar planin  për thyerjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilin e mbante nën kontroll të fortë dhe me arsenal të jashtëzakonshëm ushtarak armata e kriminelit Millosheviq. Palët ndërluftuese në Frontin e Kosharës kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë dhe paravija e çlirimtarëve ishte më e sigurt. Pas një beteje të ashpër, UÇK-ja arriti të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e të zmbrapsë ushtrinë jugosllave. Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme, Brigada 131 “Agim Ramadani”, çlirimit të Kosovës i ka dhënë 140 dëshmorë në mesin e tyre edhe tre luftëtarë internacionalistë, nga Italia, Franca dhe Algjeria. Në mesin e komandantëve të njohur kanë rënë edhe Salih Çeku, Abaz Thaçi e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …