leoni

Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: Çka ndodhi më 11 janar të vitit 1984?

Edhe pse Jugosllavia Titiste, kishte arritur të krijoi imazh të rrejshëm para opinionit të jashtëm e të brendshëm për slloganin se kinse Jugosllavia e kishte zgjedhur çështjen nacionale, demonstratat e vitit 1981, 11 janari 1984 si, edhe janarët tjerë, çveshën ideologjinë famëkeqe, raciste të zbukuruar me falsifikime prej më të ndryshmëve, pasi, politikanët serb e proserb jugosllav, në vazhdimësi shpërndajnë ideologji, alfanofobe tmerruese antishqiptare.

Ngjarjet e 11 e 26 marsit si edhe 1,2 e 3 prillit 1981,pikërisht nga këta diplomat e intelektual që duhej të ishin kundër rritjes së urrejtjjes nacionale ndaj shqiptarëve, ata, i fryenin zjarrit e ndihmonin dhe i favorizonin nacionalistët serb nga vet udhëheqja shoveniste Jugo-Serbe..

E, kulmin e arriti mbrëmja e 11 janarit 1984, kur njësia speciale jugosllave-serbe-kosovare e armatosur deri në dhëmë e kombinuar ia mësyen(Vranjevcit) tani Kodra e Trimave për ti zënë të gjallë një nga udhëheqësit e ilegales shqiptare të atyre viteve që normalisht ishin edhe dy trimat tanimë të njohur për popullin, Rexhep Mala e Nuhi Berisha që konsideroheshin personalitete të rrezikshëm të kësaj kohe. Derisa ,dhjetë janari mbahet mend për borën e acarin e madh, njësitë kundërzbuluese e speciale policore arritën me ia zbuluar vendin ku ishin strehuar treshi i madh i ilegales Rexhep Mala, Nuhi Berisha e Kadri Osmani. Me të kuptuar se vendqëndrimi ishte në Kodrën e Trimave në një shtëpi në rrugën e Llapit, përmbi xhaminë e Llapit, pa ndalur vazhdonte të rrethohej nga policia, ideatorët muarën arratinë drejtë shtëpisë së Veselajve që ishin njohur më herët me Kadri Osmanin, përmes Njazi Korçës i burgosr politikë e dhëndër i Hydajet Hysenit. Treshi ilegal, ishte shkuar në shtëpinë e Sejdi Veselit që u dënua me 15 vite burg, bashkë me vëllezërit Shemsiun me 11 Veselin, Limanin si edhe Rrahman Bahtirin që ishte vëlla i Bajram Bahtirit që ishte vrar po në këtë vit (1984) e që SejdiVeseli njëherit ishte udhëheqës i grupit tjetër ilegal FNÇ (fronti nacional çlirimtar) i Kosovës që Afrim Zhitiu, Avni Klinaku e Ramadan Avdiu ishin pjestar të këtij grupi. Ushtima e aeroplanëve e makinerisë ushtarake gjatë natës së 10 janarit 1984, dëgjoheshin nga burgu i Prishtinës, sikur të rrethohej vet burgu. Unë, nuk kisha as një javë që isha burgosur me grupin e Llapit i njohur si grupi i Llapit ku bënim pjesë: Bajram Ajeti, Ismet Begolli, Bajrush Behrami tani i ndjerë, Avdi Gjata, Kadri Llugaliu, Ali A. Ajeti tani hero, Sabri Sh. Hamiti, Shaban Mulolli e Hamit Hamiti. Gjatë këti akcioni fantazëm policor i njësive të specializuara ishte rrethuar edhe shtëpia e familja e Sejdi Veselit që ishte udhëheqës e prisit i grupit Ilega FNQ, pas një qëndrese heroike e një lufte të pabarabartë, vriten Rexhep Mala e Nuhi Berisha.. Gjatë sulmit, anëtari i tretë që ishte bashk me ta Kadri Osmani, pas hudhjes së gazit e helmeve ushtarake kapet i gjallë po i alivanosur. Kështu, britmat e pazakonta,sharjet e zhurma e tmerruese e policisë që përgaditeshin për akcion që ne të burgosurit s’kuptonim gjë prej gjëje, se çka është duke u bërë e duke ndodhë në Prishtinë e studentëve. Gjatë asaj nate të trishtuar si brenda burgut, ashtu edhe në qendër të Prishtinës ishte luftë e vërtetë që as qytetarët e saj nuk kishin ditur se çka po zhvillohet. Pa i s’madhuar gjërat, gati çdo gjë e morëm vesh, gjatë kësaj nate makabre të njëmbdhjetë janarit, jo që kishim ndonjë informatë, po kur filloj dhuna nga inspektorët e sigurimit që kërkonin nga ne sçarime e të dhëna për Rexhepin, Nuhiun e Kadri Osmanin që unë kisha dëgjuar derisa isha jashtë burgut, përveç që kisha dëgjuar për Rexhepin, e Kadrinë që kanë qenë më herët të burgosur politikë.

Ditët në vazhdim aspak nuk ishin të lehta për shokët e Rexhepit e Nuhiut që ishim arrestuar më herët, po që nuk dinim gjë për aktivitetin e veprimatrinë ilegale të tyre. Në këtë ditë të rëndë e fatkeqe për Lëvizjen Ilegale, ishte një humbje e madhe për Lëvizjen Kombëtare, pasi ishin vrarë udhëheqësit e grupit Marksist Leninist të Kosovës,gjegjësisht edhe grupit të Llapit që isha edhe unë pjestar i tij.

Arsyetimi policor e politik se kishim të bëjmë me njerëz të një shteti tjetër armiqësor ndaj Jugosllavisë, ishte shpjegim demagogjik monist, duke harruar se veten e quanin si njërin nga shtetet më demokratike evropiane po edhe në botë.Derisa një shtet demokratik ku qytetarët janë të barabartë e si të tillë trajtohen nga instituciionet shtetërore, jo vetëm me deklarata por me veprime konkrete duke zbatuar në praktikë barazinë qytetare dhe nacionale.

Veprimi i tillë policor i 11 janarit nuk ishte veprim personale por ka të bëjë me gjithë popullin shqiptar në Jugosllavi që ishte një goditje e veprim shovenist-nazist ndaj popullit shqiptar në Jugosllavi e që ishte në kundërshtim flagrant edhe me kushtetutën dhe kundër barazisë qytetare dhe nacionale të shqiptarëve. Andaj, vazhdimi e mos ndërprerja e një politike shoveniste antishqiptare diskriminuese ndaj qenjes e kombit shqiptar, domosdoshmërisht degradoi e pashmangshëm çoi në luftërat e popullit serb ndaj Sllovenisë, Kroacisë, Besnjes e Hercegovinës , Kosovës, Maqedonisë si edhe popullit shqiptar të Preshevës, Medvegjës, Bijanovcit dhe fshatrave për rreth. Duke iu falenderuar Lëvizjes Ilegale Shqiptare në Jugosllavi që ishin edhe Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ne po edhe gjeneratat e tashme e të ardhshme do jetojmë të lirë e duke jetuar në shtetin e lirë të Kosovës që u fitua me gjak e është demokratik e Republikë e Pavarur. Lavdi. Më 11.01.2019.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …