Recak

Zymer Mehani: Kujtojmë një përvjetor të tmerrit- Masakrën e Reçakut

REÇAK-LUMËGJAK

 

Ujqër dhe hiena

Të etura për gjak

Me mëri e urrejtje

Pa u pasur hak

Në një natë janari

Pa zbardhëlluar drita

Ia mësynë Reçakut

Me tyta dhe thika

Këtë luginë t’bekuar

E kthyen në lumë-gjak

Ne s’u patëm hile

S’u patëm as hak

 

Ujqit e urryer

Pamëshirshëm rrëmbyen

Copëtuan dhe shqyen

Duke e shfryrë vrerin

E përhapën tmerrin

Në garë seç u shtynë

Me gjak u përlynë

 

Burra e djem nënash

U përshkuan n’thikë

Pse e deshtën atdheun

Pse deshtën pak dritë

U vranë e u sosën

U prenë dhe u gjakosën

 

Nga Karpatet erdhën

N’l’kurë t’deles maskuar

Rrugëve të mbetur pisë

Ndihmë ne u ofruam

Dyert ua hapëm

Kurrë besë në ne s’patën

 

Me shumë lajka, sjellje

Madje me përkëdhelje

Dhe mashtrime tjera

Na erdhën te dera

Ua dhamë dhe bukën

Dhe ujin ua dhamë

Në vatra i strehuam

Por, k’ta besë nuk kanë

 

Pas shpinës na gjuajtën

Me thika e hanxharë

E n’konakun tonë

Na u bënë hisedarë

Na i mësynë vatrat

Dhe me mercenarë

Ushtruan dhe dhunë

Me hu dhe litarë

Ushtru’n mbi shqiptarë

Gjenocid t’paparë

 

Kështu dhe n’Reçak

N’luginën plot gjak

Bishat u hakmorrën

Aksion ndërmorën

Civilë dhe fshatarë

Që të gjithë shqiptarë

U përshku’n me plumba

U therën me hanxharë

E pa me sy bota

Këtë krim të paparë

 

Me zë tha Wokeri:

-Këtu ka ndodhë tmerri

Këtu ka ndodhë zia

T’goditet Serbia!

 

Bota mori vesh

Me gjaksorë u ndesh

Ndihmën na ofruan

Lirinë e fituam

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …