Fillimi / Kultura / Mehmet Bislimi: Reçak
Recak

Mehmet Bislimi: Reçak

Dimër si sot 


në Reçak

ku gjaku i lirisë po shkonte rreke

në gjirin tënd o toka jonë

strehuar e futur thellë në gji i ke

45 lulëkuqet e lirisë

45 djem

vajza

prindër e nuse të lirisë

janë dëshmitarë që flasin

janë themeli i shqiptarisë

janë zëra që thërrasin

si dëshmi e kohës

në kupë të qielli

Reçak

kërthiza e diellit

 

gjakun e tyre mos e harroni

mos e vrisni flijimin

bijtë e lirisë pas shpine mos i prisni

mos i shani

mos i mohoni

ata ranë për tokën mëmë

janë nami dhe emblema jonë

 

në Reçak

ku jeta dhe vdekja po mateshin

në token e bukën e vet

në shtëpinë dhe të drejtën e jetës

lirisë ia falën dritën e syrit

dielli atë ditë

në shenjë lëndimi

rreze më s’kishte bërë

ngase rrezet e lirisë së kuqe

bijve të Reçakut

ua kishte falë

 

në Reçak

për çdo ditë duhet të shkojmë

për të rënë në gjunjë atje

në gjunjë

para bijve tanë

që prehen në paqe

si dëshmi e një kohe të rëndë robërie

ne

me gjuhën shtrënguar nën dhëmbë

dhimbjet duhet t’i ndrydhim

duhet t’i mbajmë

për ta thënë burrërisht

burrërisht vetëm një fjalë

Reçak

sinonim lirie

Reçak

të qofshim falë

 

15-1-2021 

Kontrolloni gjithashtu

Behlul Jashari

Behlul Jashari: Gazeta historike e Kosovës Rilindja nisi të dalë para 76 viteve

-Numri i parë i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja me datë 12 Shkurt 1945 i ...