Shkollat e komunës së Deçanit u pajisen me dezinfektues

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me Drejtorinë e Arsimit dhe Shtabin Emergjent Komunal, ju kanë dhuruar drejtorëve të shkollave të komunës së Deçanit dezinfektues për dezinfektim të hapësirave të brendshme shkollore, rroba mbrojtëse, maska dhe dorëza! Të gjitha këto furnizime bëhen në mënyrë që fillimi i gjysëmvjetorit të dytë, të bëhet sa më sigurt, shkak i pandemisë nga virusi covid-19. Po ashtu gjatë takimit u diskutuan edhe tema, si përgatitjet për fillimin e gjysëmvjetorit të dytë, analizë e suksesit të nxënësve nga gjysëmvjetori i parë dhe tema të ndryshme. Me këtë rast kryetari Ramosaj ju ka dëshiruar të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve suksese në gjysëmvjetorin e dytë!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …