Nisma Socialdemokrate

Shala: Nisma nuk do të shkrihet asnjëherë në subjekte të tjera politike

Nisma Socialdemokrate nuk do të shkrihet asnjëherë në subjekte të tjera politike, ka deklaruar shefi i grupit parlamentar të saj, Endrit Shala, gjatë dorëzimit të listës së kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e shkurtit. “Ne si Nisma Socialdemokrate sot e dorëzuam edhe aplikimin që do ti kemi për zgjedhjet e 2021-ës si Nismë me listën e kandidatëve e cila do të publikohet nesër pas certifikimit të listës mendojmë dhe besojmë që lista jonë do të jetë ajo listë e cila i premton një të ardhme më të mirë Kosovës. Listës i prinë kryetari Fatmir Limaj. “Ne kemi biseduar me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj. gatishmëri e Nismës ka qenë për të pasur një koalicion me PDK-në por përgjigja dhe gatishmëria nga ana e PDK-së nuk ka qenë e një gjëje të tillë. Nisma asnjëherë nuk do të shkrihet” ka theksuar më tutje deputeti, Endrit Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …