E rifillon punën tregu i automjeteve dhe gjësendeve tjera në Fushë Kosovë pas masave lehtësuese

E rifillon punën tregu i automjeteve dhe gjësendeve tjera në Fushë Kosovë pas masave lehtësuese

Tregu i automjeteve dhe gjësendeve tjera në Fushë Kosovë rifilloi punën të dielën që e lamë pas. Përveç shitësve të veturave, ata të  kafshëve e gjërave ushqimore zunë tezgat e tyre, pas një vendimi të marrë nga Ministria e Shëndetësisë këtë fundjavë në mesin e masave tjera lehtësuese kundër COVID-19. Tregjet do të mund të punojnë vetëm me 40 përqind të kapaciteteve, por kjo po u mjafton shitësve, të cilët i gëzoi ky vendim. Të përmalluar për të blerë në vende të tilla janë edhe qytetarët të cilët thanë se një lehtësim i masave është dashur të bëhet shumë më herët.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …