Nesër pritet që të vendoset fati i kandidatëve për deputetë që janë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë

Nesër pritet që të vendoset fati i kandidatëve për deputetë që janë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë

Nesër vendoset fati i kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin. Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve të hënën kanë filluar verifikimin e listave të partive politike, të cilat mund të kenë kandidatë me dënime të formës së prerë në tri vitet e fundit. Ky proces do të përfundojë të mërkurën e 20 janarit. Listat e partive politike me kandidatët për deputetë do t’u nënshtrohen verifikimit në gjashtë institucione. Këtë e ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Në rast se Këshilli Gjyqësor i Kosovës, gjen se persona që kanë kandiduar për deputetë kanë dënime të plotfuqishme, Komisioni Qendror Zgjedhor duhet t’ua refuzojë certifikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se një person i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të ketë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …