Enver Hoxhaj viziton shtëpinë e të moshuarve në Therandë, premton se do ta ketë prioritet kujdesin shtetëror për të moshuarit

Enver Hoxhaj viziton shtëpinë e të moshuarve në Therandë, premton se do ta ketë prioritet kujdesin shtetëror për ta

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka treguar se mëngjesin e sotëm e ka nisur me një vizitë në shtëpinë e të moshuarve në Therandë dhe më pas ka vazhduar një takim me pensionistët, me të cilët luajti edhe një lojë. Përmes një statusi në rrjetin social, Hoxhaj ka thënë se në shtëpinë e të moshuarve ku ishte bashkë me humanistin Halil Kastrati, u zotua që si kryeministër i ardhshëm do ta ketë prioritet kujdesin shtetëror për të moshuarit. Ai u zotova që si kryeministër i ardhshëm në qeverisjen e rimëkëmbjes, do të rrisë pensionet për 30% dhe do të sigurojë barna falas. “Të moshuarit, nuk përfaqësojnë moshë, por historinë e njerëzve të zakonshëm të Kosovës që e kanë ngritur vendin tonë me punë dhe përkushtim”, ka shtuar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

AAK mblidh Këshillin e Përgjithshëm të hënën – zyrtarizon kandidaturat për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë të hënën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, …