Shqipëria u jep titullin e lartë të “Dëshmorit të Atdheut” 4 dëshmorëve të protestës paqësore të 21 janarit 2011

Shqipëria u jep titullin e lartë të “Dëshmorit të Atdheut” 4 dëshmorëve të protestës paqësore të 21 janarit 2011

Sot bëhen plot 10 vjet nga tragjedia e 21 janarit dhe qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur të japë titullin e lartë të “Dëshmorit të Atdheut” për katër dëshmorët e protestës paqësore të 21 janarit 2011, kështu tha kryeministri Edi Rama në ceremoninë përkujtimore të 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. “Sot është dita për të bërë një reflektim pas këtij rrugëtimi 10 vjeçar në përpjekjen për të kuptuar bashkërisht se si ajo ngjarje tragjike dhe katër jetë të pafajshme të humbura kanë ndikuar historinë tonë të re, në dy drejtime themelore. Nga njëra anë në drejtim të marrëdhënies së qeverisë me protestën dhe nga ana tjetër në drejtim të transformimit të sistemit të drejtësisë. 21 janari përtej plagëve të pangushëllueshme që hapin shpirtin e familjeve të 4 dëshmorëve dhe përtej plagës së madhe që hapin në shoqërinë tonë i shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe drejtësisë. Të politikës si mjet në funksion të pushtetit të kthyer në qëllim në vetvete dhe të drejtësisë, si një mur i madh i pakapërcyeshëm për njerëzit e këtij vendi dhe për shoqërinë tonë në përpjekjen e transformimeve demokratike dhe kalimit nga një regjim totalitar në një shtet funksional mbi bazën e lirive dhe të drejtave të njeriut”. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …