Në Deçan është mbajt diskutim publik

Bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Deçanit të datës 30.11.2020 për shpalljen e diskutimit publik të Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo –Arsimore të Komunës së Deçanit, Kuvendi i Komunës së Deçanit në bashkëpunim me Drejtoratin për Arsim, kanë organizuar Diskutim Publik për –Projekt –Rregulloren për Institucionet Edukativo-Arsimore në Komunën së Deçanit e cila si draft rregullore kishte marrë edhe miratimin nga Asamblistët. Gjatë këtij takimi nga të pranishmit është diskutuar për të gjitha pikat sa përmban kjo rregullore, po ashtu vërejtjet dhe sugjerimet e takimit do të inkorporohen në këtë projekt rregullore e cila pritet të marr edhe miratimin e Asamblistëve në asamblenë komunale e cila do të mbahet ditën e premte më datë 29.01.2021.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …