Mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është shtyhet në afat të pacaktuar

Mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është shtyhet në afat të pacaktuar

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Muhamet Hoxha, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që ishte paraparë për 25 janar, është shtyrë në afat të pacaktuar. Ai shtoi se mbledhja është shtyrë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës. Hoxha tha po ashtu se data e re për mbledhjen e përbashkët të qeverive do të caktohet pas themelimit të institucioneve në Kosovë. “Me kërkesë të Republikës së Kosovës, përkatësisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbajtja e seancës së përbashkët në mes dy vendeve është shtyrë. Arsyeja është gjendja politike në Republikën e Kosovës, atje janë shpallur zgjedhje të parakohshme me 14 shkurt, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe themelimit të institucioneve atje, dy qeveritë do të caktojnë datën e mbajtjes së seancës së përbashkët”, tha mes tjerash Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Sir Keir Starmer në Tiranë: Evropa është e bashkuar dhe e fortë, është privilegj të jem këtu

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologun e tij …