Brickos

Bordi i Përkohshëm i KEK-ut emëron Përparim Kabashin u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv

Në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve (BPD) të KEK-ut, të mbajtur të premten në pikën e rendit të ditës për shqyrtimin e pozitave të larta menaxhuese sipas kërkesës së drejtuar nga ish menaxhmenti i KEK-ut, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vendosi që të mos merret me shqyrtimin e vendimeve të mëhershme të ish Bordeve, njëherit ka udhëzuar menaxhmentin që të vijojë procedurat gjyqësore në mbrojtje të Korporatës deri në vendimin përfundimtar të formës së prerë nga gjykata.

Në këtë vazhdë, Bordi i Përkohshëm i Drejtorë të KEK-ut gjithashtu ka marr vendim që të liron nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv  z. Luigj Imeri. Ndërsa në pozitën e u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …