Avdullah Hoti: Ekonomia e Kosovës po i kthehet normalitetit dhe se qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm

Avdullah Hoti: Ekonomia e Kosovës po i kthehet normalitetit dhe se qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ekonomia e Kosovës po i kthehet normalitetit dhe se qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm. Hoti ka thënë se të hyrat në Dogana për janarin e vitit 2021 janë 11 për qind më të larta sesa të janarit 2020, kur s’ka pasur pandemi e kufizime. Ai thotë gjithashtu se edhe të hyrat në ATK janë të ngjashme me të janarit të vitit 2020. Kryeministri në detyrë ka thënë se kjo është rezultat i punës së qeverisë të udhëhequr nga ai vet dhe ka thënë se me ardhjen e vaksinës do të mposhtet krejtësisht pandemia.

Kontrolloni gjithashtu

Pal Lekaj: Vetëvendosje nuk do të arrijë 40% të votave më 28 dhjetor

Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, ka folur sot për pritshmëritë e tij nga …