Mijëra qytetarë po protestojnë në Rusi, në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny

Mijëra qytetar po protestojnë në Rusi në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny. Grupi për Monitorim të Protestës ka njoftuar se policia ruse ka arrestuar 878 protestues në 40 qytete anekënd Rusisë. Protestuesit janë mbledhur afër zyrës së presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin dhe objekteve të Shërbimit të Brendshëm rus të Inteligjencës (FSB). Protestat janë shtrirë edhe nëpër rrugët e Siberisë, pavarësisht motit të ftohtë që mbretëron atje. Opozitari dhe kritiki i Kremlinit zyrtar, Alexei Navalny u arrestua në 17 janar pas arritjes në Rusia nga Gjermania, ku kishte qëndruar pesë muaj për t’u shëruar nga helmimi me agjentin nervor Novichok. Arrestimi i tij shkaktoi protesta mbarëkombëtare një javë më parë në rreth 100 qytete dhe sipas njoftimeve, gati 4,000 njerëz u arrestuan.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …