Vasfije Krasniqi-Goodman

Mehmet Bislimi: Vasfije Krasniqit dhe të gjitha motrave tona

ASAJ

 

ajo ishte brenda vetës

me shpirtin e saj të vrarë

e rëndë kjo dramë e jetës

kjo botë e bërë përrallë

 

një këngë falja

një këngë

jetës dhe asaj

për hir të dashurisë njerëzore

të mos bëhet kënga vajë

në rrugët e vrara

nga vrasësit e saj

mos lejoni që kënga

të kthehet në vajë

 

ti e ke jetën përpara

kokën mbrapa mos e kthe

ju jeni nënat tona

bijtë  tuaj jemi ne

para tokës edhe qiellit

ju për ne

gjithmonë

gjithmonë 

jeni rrezja e diellit

 

31-1-2021

Kontrolloni gjithashtu

Albert Vataj: Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të jetuar, të jesh është arsyeja pse ia vlen të jetosh

Osho (1931–1990), i njohur fillimisht si Bhagwan Shree Rajneesh dhe më vonë si Osho, ishte …