Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu thotë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa po tallet me bashkatdhetarët

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se KQZ-ja dhe PZAP-i kanë kaluar çdo kufi me votat e mërgatës. Përmes një postimi ajo ka theksuar se mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit ndërkohë që shton se PZAP-i po tallet duke thënë që ankesat pranohen vetëm me postë dhe jo me email. “KQZ dhe PZAP kanë kaluar çdo kufi lidhur me votat e mërgatës. Mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit ndërsa PZAP tallet dhe kërkon që ankesat pranohet vetëm me postë dhe jo me email! Kjo tallje, kjo padrejtësi e ky absurd duhet të marrë fund. Gjyqtarët e kanë për obligim të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe jo t’i shërbejnë atyre që do të ndëshkohen me votën qytetare me 14 Shkurt”, ka shkruar Haxhiu. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se votuesit nga jashtë se ankesat e tyre nuk mund t’i parashtrojnë në mënyrë elektronike.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti përballë afatit për Qeverinë e re: Nëse nuk ka Kurti 3, Kosova shkon në zgjedhje

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbetur përballë një afati …