Ilir Enver Hoxha në një intervistë për gazetën Dita ka folur edhe për 100 vjetorin e lindjes së nënës së tij, Nexhmije Hoxha

Ilir Enver Hoxha në një intervistë për gazetën Dita ka folur edhe për 100 vjetorin e lindjes së nënës së tij, Nexhmije Hoxha

Ilir Enver Hoxha në një intervistë për gazetën ka folur edhe për 100 vjetorin e lindjes së nënës së tij Nexhmije Hoxha. Ai me ktë rast ka thënë së për familjen tonë është një ditë e shënuar, e mbushur me kujtime e plot emocione. Është një shekull jetë dhe histori. Më mendje e zemër dua ta kujtoj nënën time në ditët e saj të lumtura pranë Enverit, e rrethuar nga fëmijët e saj dhe nga nipërit e mbesat, por kujtimet e mia i trazojnë vitet e vështira pas ‘90-s, të cilat kanë lënë mbresa të pashlyera tek unë. Gjithsesi jam i qetë në ndërgjegje, që nënës time i qëndrova pranë deri në fund, duke u përpjekur që t’ia lehtësoja sa më shumë vështirësitë. Jeta e saj zgjati deri në prag të 100 vjetorit. Ajo ishte një grua që jo vetëm që jetoi gjatë, por gjithë jeta e saj, nga rinia e hershme e deri sa mbylli sytë, ishte e mbushur me një veprimtari të frytshme politike dhe shoqërore, duke qëndruar e palëkundur në idealin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …