leoni

Gjykata Kushtetuese vendos që edhe Konventa për Personat me Aftësi të Kufizuara bëhet e obligueshme për Kosovën

Gjykata Kushtetuese ndërpreu shqyrtimin e kërkesës së Vetëvendosjes kundër Hashim Thaçit për rastin “Shala”

Gjykata Kushtetuese ka ndërprerë shqyrtimin e kërkesës së Grupi Parlamentar të  Lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e veprimeve të kryetarit,  Hashim Thaçi në rastin e “nxitjes” së deputetit,  Haxhi Shala për votimin e Qeverisë Hoti në qershor të vitit 2020. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se ky organ ka shqyrtuar kërkesën e parashtrueses Fitore Pacolli dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës  dhe ka propozuar që të ndërpritet procedura e shqyrtimit të kërkesës së parashtruesve.  “Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafin 6 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 44 dhe 45 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 59 dhe 75 të Rregullores së punës, të ndërpritet procedura e shqyrtimit të kërkesës së parashtruesve”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …