Enver Hoxhaj: PDK-ja është partia e vetme që e ka të qartë se si do të qeverisë me vendin

Enver Hoxhaj: PDK-ja është partia e vetme që e ka të qartë se si do të qeverisë me vendin pas 14 shkurtit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, tha se PDK-ja është subjekti i vetëm që e ka të qartë se si do të qeverisë me vendin. Hoxhaj, rithekson se prioritetet kryesore të PDK-së janë zhvillimi ekonomik, shëndetësia, arsimi, shteti ligjor dhe politikat e jashtme. “Në krahasim me çdo subjekt tjetër politik, Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje garon me një program të qartë dhe programi ynë është i matshëm, është konkret, dhe është i zbatueshëm dhe për shkak të këtij programi, por edhe për mënyrën se si jemi sjellë në opozitë gjatë vitit 2020, unë mendoj se në këto zgjedhje i vetmi subjekt që është ndryshimi jemi ne, ndryshimi edhe programor, por edhe çka do të bëjmë menjëherë pas 15 shkurtit”, tha Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …