Pas reshjeve të fundit të shiut shumë shtëpi në disa fshatra të komunës se Drenasit përfshihen nga uji

Pas reshjeve të fundit të shiut shumë shtëpi në disa fshatra të komunës se Drenasit përfshihen nga uji

Pas reshjeve të shiut, komuna e Drenasit kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes për shkak të nivelit të ngritur të ujit në disa zona. Përmes një postimi në rrjetin, komuna bën të ditur se në fshatin Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përfshirë nga uji. Po ashtu bëhet e ditur se ekipet përkatëse emergjente janë të njoftuara për gjendjen dhe janë në teren, te gatshëm për intervenime. “Njoftim për qytetarët e Komunës së Drenasit Komuna e Drenasit kërkon nga qytetarët të kenë kujdes për shkak të nivelit të ngritur të ujit në disa zona nga reshjet e shiut. Ekipet përkatëse emergjente janë të njoftuara për gjendjen dhe janë në teren, te gatshëm për intervenime. Rruga Drenas-Dobroshec, përkatësisht te ‘Guri i Plakës’, është thuajse e pakalueshme me tendenca të mbylljes. Ndërsa, edhe në Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përfshirë nga uji. Për çdo emergjencë që keni, ju lutem lajmërohuni te Zyrtari për Emergjencë, në numrin e telefonit 049978948”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Yll Buleshkaj: Që nga fillimi i këtij viti janë evidentuar rreth 150 raste të konfliktit të interesit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se që …