NATO: Hapja e hapësirës së ultë ajrore të Kosovës e përmirëson dukshëm të trafikut ajror civil drejt Prishtinës

NATO: Hapja e hapësirës së ultë ajrore të Kosovës e përmirëson dukshëm trafikun ajror civil drejt Prishtinës

NATO-ja tha të enjten se janë krijuar rrugë të reja ajrore në pjesën jugperëndimore të hapësirës së ulët ajrore të Kosovës, të cilat vlerësohen si shumë të rëndësishme për procesin e normalizimit të hapësirës së ultë ajrore të Kosovës. “Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e dukshëm të trafikut ajror civil drejt aeroportit të Prishtinës dhe anasjelltas, me përfitime të shumta duke përfshirë këtu udhëtime më të shpejta, shpenzime më të vogla të karburanteve dhe ndotje më të vogël të mjedisit”, thuhet në njoftimin e NATO-s. NATO-ja ka mbështetur procesin e normalizimit të përdorimit të hapësirës ajrore mbi Kosovën që nga viti 1999. Në vitin 2014 me ndërmjetësimin e NATO-s hapësira e sipërme ajrore e Kosovës u rihap duke lejuar fluturimet komerciale mbi Kosovë, për herë të parë pas 15 vjetësh.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …