OMK: Të gjitha institucioneve publike të vihen në zbatim të plotë të Ligjit për Luftimin e Pandemisë

700 pacientë në Kosovë po presin që t’u ndahen mjetet ondi i Sigurimeve Shëndetësore për shërim jashtë vendit

Rreth 700 persona që nga fundi i vitit 2019 janë duke pritur që tu lëshohen mjete nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për trajtim shëndetësor në institucionet private në vend dhe jashtë vendit. Ndonëse atyre nuk po u ofrohen shumë shërbime në institucionet publike shëndetësore, ata nuk po mbështeten as financiarisht me kohë nga shteti. Vetëm për rastet urgjente, fondet për trajtim lëshohen shpejt, ndërsa rastet joemergjente duhet të presin për më shumë se 1 vit për t’u ndihmuar financiarisht nga shteti. Përkundër që janë raste joemergjente, gjendja e tyre mund të përkeqësohet gjatë pritjes për fonde. Zyra për Informim në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore ka thënë se janë rreth 700 pagesa të cilat janë në pritje për t’u realizuar, kjo për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore në raport me kërkesat e pacientëve. Nga ky Fond kanë bërë të ditur se janë duke u realizuar pagesat nga fundi i vitit 2019. Ndërsa, vetëm gjatë vitit 2020 për fonde kanë aplikuar 968 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …