Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka uruar fituesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka uruar fituesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar fituesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Limaj tha se do të vazhdojnë të vëzhgojnë punën e atyre që populli ua besoi votën. “T’i uroj fituesit e zgjedhjeve besimin e popullit. Nuk ka asnjë arsyeje, është koha e punës. Ne do të vëzhgojmë besimin që keni marrë nga populli. Është koha për punë dhe qeveri stabile”, tha ai. “Ne si Nismë do të vazhdojmë fuqishëm dhe të jemi zëdhënës i atyre aktivistëve. Janë mishëruar me kauzën tonë. Shumë vajza e djm të lindur pas luftës ndihen çlirimtarë. Këtë radhë nisma nuk do të jetë pjesë e parlamentit. Por në asnjë mënyrë nuk do të ndal zërin për promovimin e kauzës tonë për promovimin e vlera kombëtare dhe njerëzore. Kosova është mbi të gjitha dhe zëri i çlirimtarëve do të rritet dhe promovohet”, ka thënë Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …