Naser Ramadani

Naser Ramadani: Nuk ka shpërthim të infektimeve me virusin korona, synojmë zero raste të infektuarve

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani, ka thënë se gjatë dy javëve të fundit ka rënie të numrit të rasteve pozitive me COVID-19 si dhe rënie të rasteve të vdekjeve. Këto komente Ramadani i bëri gjatë takimit të Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19. “Në dy javët e fundit kemi ulje të rasteve pozitive, një zvogëlim të rasteve të vdekjeve. Infektushmeria është stabilizu, nuk ka shpërthim të infektimeve”, ka thënë ai. Tutje, Ramadani ka thënë se masat antiCOVID-19 duhet të vazhdojnë dhe të respektohen nga qytetarët. “Ne do të vazhdojmë masat me një intensitet të shtuar, në mënyre që të ulen rastet pozitive. IKSHPK synon 0 raste pozitive, por duhet angazhimi i të gjithëve”, tha ai. Gjithashtu, Ramandai potencoi se kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për vaksinat anti-COVID, dhe se ekipet janë gati. Po ashtu, ai theksoi se janë duke bërë hulumtime edhe për rastet e variantit të ri të koranavirusit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …