Më 1 dhe 2 shtator mbahet seanca e radhës ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Në Gjykatën e Hagës të mërkurën, mbahet konferenca e ardhës për ecurinë e rastit Gucati dhe Haradinaj

Më 24 shkurt në Hagë, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Gucatit dhe Haradinajt. Këta të fundit akuzohen për “vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”. Në seancën që u zhvillua më 19 dhjetor në Hagë, Hysni Gucati u deklarua i pafajshëm para Dhomave të Specializuara. Gucati tha se ai dhe bashkëluftëtarët e tij kanë luftuar për liri dhe në mbrojtje të atdheut. I pafajshëm është deklaruar edhe Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …