leoni

Avokatët mbrojtës të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, kërkojnë lejimin e vizitave familjare për të paraburgosurit

U vazhdohet masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale, dy krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

U vazhdohet sërish masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale, dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Ky lajm është shpërndarë pas një vendimi të publikuar nga vetë Gjykata Speciale në faqen zyrtare të saj. Gjykatësi i procedurës paraprake, z. Nicolas ka urdhëruar ndalimin e mëtejshëm të Nasim Haradinaj. Po ashtu gjykatësi ka bërë të ditur se Haradinaj mund të parashtrojë ankesë për lirim nga paraburgimi deri më 1 prill 2021. Ai po ashtu e ka urdhëruar Zyrën  që të dorëzojë deklaratën e zyrtarëve policorë që kanë arrestuar, apo çfarëdo materiali sa i përket arrestimit të Haradinajt, deri më 12 mars 2021. Edhe në rastin e Hysni Gucatit, gjykatësi ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit, dhe ka bërë të ditur se ai mund të paraqesë ankesë për lirim nga paraburgimi deri më 1 prill 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …