Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u paraqitur më 18 mars. Përmes një postimi në Facebook, Koci nuk ka bërë me dije se në çfarë cilësie është ftuar. “Të nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë. Sapo mora ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së dretjtë të Ushtrisë Çlirimtare”, thuhet në njoftimin e Kocit.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit
Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …