Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të ardhura jashtë vendit

Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura nga jashtë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se pas këtyre dy proceseve pritet numërimi i votave nga diaspora e atyre me kusht, për të vazhduar më pastaj me shpalljen e rezultateve përfundimtare. Elezi ka bërë të ditur se deri të premten kanë përfunduar me rinumërimin e rreth 70 për qind të vendvotimeve, të cilat i janë nënshtruar këtij procesi. Kanë mbetur 118 vendvotime që të rinumërohen nga gjithsej 552 vendvotime.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …