Kryetari Suma, priti për vizitë zyrtarët e IPA-së Programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut 2014-2020

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti për vizitë zyrtarët e IPA-së Programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut 2014-2020. Qëllimi i vizitës së sotme ishte inspektimi i punëve ndërtimore të kanalit atmosferik që po ndërtohen në fshatin Seçishtë të komunës së Hanit të Elezit, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit: “Aksione të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit përmes përmirësimit të ujërave të ndotura dhe sistemit të ujërave të zeza”, nëpërmjet programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut 2014-2020. Projekti: “Aksione të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit përmes përmirësimit të ujërave të ndotura dhe sistemit të ujërave të zeza” implementohet në partneritet me komunën e Gazi Babës nga Maqedonia e Veriut. Ky projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …