Salih Mustafa

Sot në Gjykatën Speciale mbahet konferenca për ecurinë e çështjes së ish-luftëtarit të lirisë, Sali Mustafa

Sot do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes së ish-shefit të Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa, i njohur gjatë luftës si komandant Cali. Sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara, konferenca e Mustafës pritet të mbahet në ora 11:00. Ndërsa, muaj më parë Mustafa në sallën e gjyqit në Hagë është deklaruar i pafajshëm për të gjitha aktakuzat me të cilat akuzohet. Mustafa u arrestua më 24 shtator të 2020-tës dhe menjëherë u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë. Ai është i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale. Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, aktakuza kundër tij u konfirmua më 12 qershor 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …