Ramush Haradinaj

Haradinaj: Ushtria jonë po forcohet çdo ditë, si aleate e NATO-s, falë frymës atdhetare të Epopesë së UÇK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ushtria e Kosovës po forcohet çdo ditë. Haradinaj ka marr pjesë në paradën e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, e organizuar për nder të 23-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, dhe  ka vlerësuar se kjo ushtri tashmë është në mbështetje të paqes në rajon e botë. Ushtria jonë po forcohet çdo ditë, aleate me NATO-n, në mbështetje të paqes në rajon e botë, falë frymës atdhetare që paraqet Epopeja e UÇK-së, Lufta Çlirimtare dhe trashëgimia nga brezat e tërë që kombin, lirinë dhe mirëqenien e tij, e vendosën para vetvetes. Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …