OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL-UÇK kërkon krijimin e një gjykate vendore e cila do të merret me krimet serbe ndaj shqiptarëve

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bënë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të rënëve të tjerë në marsin e 1998-s. Faton Klinaku, i cili po ushtron funksionin e kryetarit të kësaj organizate, shprehu edhe pakënaqësitë e tij rreth drejtësisë së munguar për krimet serbe të kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit duke akuzuar autoritet vendase dhe ato ndërkombëtare për fshehje dhe montim të provave. Ai tha se ditët si këto iu kujtojnë vuajtjet, sakrificat dhe përpjekjet e vazhdueshme të popullit shqiptar të Kosovës për t’u çliruar nga pushtuesi në Kosovë. Veteranët janë të pakënaqur edhe me ndërkombëtarët duke i akuzuar për montim të provave në kohën e UNMIK-ut dhe tani të EULEX-it. Ai ka ftuar për krijimin e një gjykate vendore e cila do të merret me krimet serbe, pasi siç tha ai, Gjykata Speciale është duke ndjekur luftën e UÇK-së dhe do të montojë provat njëjtë siç kishte bërë Tibunali i Hagës dikur.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …