Ivan Sascha Sheehan: Biden duhet të luftojë për drejtësinë në Ballkan, Dhomat e Specializuara po e minojnë Kosovën

Ivan Sascha Sheehan: Gjykata Speciale në Hagë, e konstruktuar nga BE-ja po e minon pavarësinë e Kosovës

Drejtori ekzekutiv i Shkollës së Çështjeve Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Baltimore, profesori i njohur, Ivan Sascha Sheehan i ka bërë thirrje publike kryetarit amerikan,  Joe Biden, që të angazhohet për ta rregulluar politikën mashtruese të Bashkimit Evropian, e cila në mënyrë aktive po punon kundër interesave amerikane dhe kundër interesave të Kosovës. “Realiteti tjetër është se BE-ja nuk e pëlqen lidershipin e pas pavarësisë. Ata kanë të drejtë të mbajnë një pikëpamje të tillë. Por, një gjykatë, gjoja kosovare dhe e pavarur, është bërë mjet për t’i kthyer pikëpamjet e saj në vepër: për të pastruar politikanët me të cilët nuk pajtohet. Tashmë gjykata është zhytur në skandal”, thotë profesori Sheehan.  Përfundimi i vetëm objektiv është se nuk është lidershipi kosovar ai që po i minon Dhomat e Specializuara të Kosovës, por është vetë udhëheqja e Dhomave të Specializuara, ajo që po minon Kosovën. Ndoshta, ashtu edhe siç pritej, Trendafilova ka një reputacion të papërshtatshëm. Ajo kryesoi gjykime të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, po ashtu me shumë skandale, edhe për presidentin e Kenisë, Uhuru Kenjatta, dhe për zëvendësin e tij të atëhershëm, William Ruto, të cilat, si të tilla, dështuan. Rastësisht, informimi për financuesit e BE-së dhe rrjedhja e identitetit të dëshmitarëve ishin faktorët kryesorë që kontribuuan në këto dështime. Në mënyrë të ngjashme, gjykata pretendoi ishte minuar nga Qeveria keniane, porse u bë e qartë se ishte e kundërta”, shkruan Sheehan.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …