Dënohet akti i dëmtimit të një varri në varrezat ortodokse në Binqë të Vitisë

Ditën e djeshme, persona të panjohur kanë plaçkitur pllakën e një varri në varrezat ortodokse në fshatin Binqë të Vitisë. Policia e ka konfirmuar rastin në Mbledhjen e Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ka bërë të ditur se nuk janë dëmtuar varreza të tjera, pos plaçkitjes së pllakës së një varri. Ky akt ka ngjallur reagime tek Institucionet komunale të Vitisë, që e dënojnë këtë akt. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka dënuar aktin e dëmtimit të këtij varri dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta hetojnë dhe zbulojnë personin që ka mundur të bëjë këtë dëmtim.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt shpall “Qytetar Nderi” britanikun Vaughan Smith dhe amerikanin Benito Mares

Komuna e Skenderajt në kuadër të seancës solemne me rastin e Ditës së Çlirimit ka …