Numri aktiv i të infektuarve në komunën e Vitisë arrin në 96, apelohet për kujdes

Në mbledhjen e Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Vitisë, u bë e ditur se brenda 24 orëve në komunën e Vitisë, nga 48 të testuar janë shënuar 4 raste të reja pozitive me COVID-19. Rastet janë 3 nga Vitia dhe 1 nga Pozherani, ndërkohë që deri më sot, gjithsejtë në komunën e Vitisë janë të regjistruara 1218 raste pozitive, kurse aktiv janë 96 pacientë, prej tyre 12 të hospitalizuar. Në dy ditët e fundit, dy qytetarë nuk kanë mundur të mbijetojnë nga infektimi me Covid-19. Me këtë rast, Institucionet komunale, shprehën ngushëllime për familjet nga Lubishta dhe Pozherani për humbjen e familjarëve të tyre. Në mbledhjen e sotme të KKSHM-së, u apelua për respektim të masave dhe zbatim të rekomandimeve që vijnë nga IKSHPK. Po ashtu është kërkuar nga qytetarët që në rast të lajmërimit të simptomave të COVID 19-të, të lajmërohet tek mjeku dhe të shmangin kontaktet me familjarët dhe të tjerët.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …