Duke komentuar Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku thuhet se Korrupsioni endemik qeveritar dhe i sektorit privat, dhe mungesa e ndëshkimit të akteve korruptive mbetet një problem i rëndësishëm i të drejtave të njeriut, ish kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi shkruan se “Njeriu” i parë i shtetit, i cili pa dyshim është përgjegjësi kryesor që korrupsioni ka mestastazuar çdo pore të shoqërisë sonë (qeveri, komuna, arsim, investimet e zhvillimin). Duke pretenduar të mbrohet nga të dhënat e Raportit kreu i Shtetit të Kosovës ka bërë fajtor dhunën e opozitës, si problemin kryesor të Kosovës?! Po, ky e paska gjetur një fajtor kujdestar, opozitën dhe bombolat e gazit lotsjellës. Ani pse historia e gazit lotsjellës vjen vetëm nga tetori i vitit 2015, ketë e ka edhe në raportin e DASH-it. Por për gazin lotsjellës duhet të merren përdoruesit, ne ketë rast opozita. Nëse bëjmë një krahasim, mes gazit lotsjellës dhe korrupsionit, dallimi është si i ditës me natën. Mbase edhe më i thellë.
Kontrolloni gjithashtu
AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar 24-vjetorin e themelimit, me një takim të organizuar …