Brickos

Macedonia protest

Mijëra qytetarë protestuan para Kuvendit dhe Qeverisë së Maqedonisë

Mijëra qytetarë të Maqedonisë kanë protestuar me kërkesën për dorëheqjen e Qeverisë së dhe gjykimin e të gjithë zyrtarëve të dyshuar nga prokuroria për mashtrime zgjedhore dhe krime tjera të rënda. Fillimisht ata kanë protestuar para Kuvendit dhe më pas para Qeverisë, ku kanë qëndruar deri rreth mesnatës. Përplasje mes policisë dhe protestuesve ka pasur në një moment, por nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, për dallim nga protesta e një nate më parë, që përfundoi me dhjetëra të plagosur dhe demolimin e zyrave të presidentit. Ndërkohë, qytetarët që kishin dalë në protestë edhe njëherë shprehën pakënaqësinë ndaj vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për të amnistuar zyrtarët, madje ende pa pasur një epilog gjyqësor. “Vetëm populli mund ta rrëzojë këtë qeveri. Ky pushtet është një bashkim i grupeve kriminale. Këta kanë dënuar shumë njerëz se gjoja kanë bërë veprim të jashtëligjshme, por në fakt, këta janë ata që kanë bërë vepra kriminale. Këta duhet të përballen me drejtësinë, nuk mund të ikin nga përballja me realitetin. Populli do t’i ndjek ata ku do që të jenë”, thotë një qytetar i revoltuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …