Jakup Krasniqi

Krasniqi: Korrupsioni endemik nuk mund të fshihet pas gazit lotsjellës

Duke komentuar Raportin e  Departamentit Amerikan të Shtetit  ku thuhet se Korrupsioni endemik qeveritar dhe i sektorit privat, dhe mungesa e ndëshkimit të akteve korruptive mbetet një problem i rëndësishëm i të drejtave të njeriut, ish kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi shkruan se  “Njeriu” i parë i shtetit, i cili pa dyshim është përgjegjësi kryesor që korrupsioni ka mestastazuar çdo pore të shoqërisë sonë (qeveri, komuna, arsim, investimet e zhvillimin).  Duke pretenduar të mbrohet nga të dhënat e Raportit kreu i Shtetit të Kosovës ka bërë fajtor  dhunën e opozitës, si problemin kryesor të Kosovës?! Po, ky e paska gjetur një fajtor kujdestar, opozitën dhe bombolat e gazit lotsjellës. Ani pse historia e gazit lotsjellës vjen vetëm nga tetori i vitit 2015, ketë e ka edhe në raportin e DASH-it. Por për gazin lotsjellës duhet të merren përdoruesit, ne ketë rast opozita. Nëse bëjmë një krahasim, mes gazit lotsjellës dhe korrupsionit, dallimi është si i ditës me natën. Mbase edhe më i thellë.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …