LDK

Sot mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së për zgjedhjet e kryetarit të kësaj partie

Sot mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie. Deri më tani katër politikanë i kanë paraqitur kandidaturat e tyre për kryetar të këtij subjekti, Lutfi Haziri, nënkryetari partisë dhe kryetar i Degës së Gjilanit, Anton Quni, anëtar i kryesisë dhe kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, Lumir Abdixhiku, anëtar i kryesisë dhe Besjan Mustafa, zëdhënës i partisë dhe anëtarë i kryesisë. Në statutin e LDK-së thuhet se kandidimi për kryetar të këtij subjekti duhet të bëhet në Kuvend. Secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm. Votimi për kryetar të subjektit bëhet me vota të fshehta. Në Kuvendin Zgjedhor për kryetar të LDK-së të pranishëm do të jenë 335 delegatë nga 38 degë të këtij subjekti në tërë Kosovën. Mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht deri në gusht të vitit 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …