Ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu e akuzon kryetarin Erdogan për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu e akuzon Erdoganin për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Ish-kryeministri turk, tani udhëheqës i opozitës, Ahmet Davutoglu iu bashkua kritikave të mprehta për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke theksuar se ai është prekur shumë nga vendimi i Prishtinës, duke e akuzuar kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për ndjekjen e një politike joaktive në Ballkan. Davutoglu tha se “zemra ime është thyer” nga vendimi i Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalem. “Kjo është një ngjarje shumë dëshpëruese për mua. Kosova, e cila është në zemrat tona, u bë vendi i parë mysliman që e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe hapi ambasadë atje”, tha Davutoglu. “Në Kosovë, ata duhet të kenë menduar se Erdogan e respekton aq shumë Trumpin, i cili e shpalli Jerusalemin kryeqytetin e Izraelit, kështu që kanë thënë ‘edhe ne mund ta bëjmë një veprim të tillë’. Sidoqoftë, pa marrë parasysh sa lart ngrihet Trump, Turqia nuk do ta pranojë kurrë një qëndrim të tillë. Ata duhet gjithashtu ta mbajnë mend se sa ka kontribouar Turqia në pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …