Nga qytetarët e Kosovës kërkohet që të aplikojnë sa më parë për legalizimin e ndërtimeve dhe objekteve të tyre

Nga qytetarët e Kosovës kërkohet që të aplikojnë sa më parë për legalizimin e ndërtimeve të tyre

Qytetarët e Republikës të Kosovës duhet të aplikojnë sa më parë për legalizimin e ndërtimeve të tyre, përndryshe automatikisht rrezikojnë ndërtimin e objekteve të tyre. Kështu u tha në Forumin Virtual për Legalizimin e Ndërtimeve pa Leje të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës. Aty u tha se është i madh potenciali i humbur ekonomik nga pamundësia e shfrytëzimit të pronave të legalizuara, ndërsa u theksua se pasi të legalizohen dhe regjistrohen në kadastër, ndërtimet pa leje hyjnë në qarkullim zyrtar ekonomik dhe mund të shfrytëzohen për të lehtësuar qasjen në financa dhe rritjen ekonomike duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit. Avni Ahmeti nga Agjencia Kadastrale e Kosovës tha se një pronë e palegalizuar nuk mund të regjistrohet në kadastër. Si rezultat i reformave të ndërmarra nga kjo agjenci, Ahmeti tha se kanë arritur të shmangin procedurat burokratike, teksa ftoi institucionet publike që të veprojnë në përputhshmëri me këto kornizat ligjore që janë në fuqi. Ai përmendi edhe përfitimet nga procesi i legalizimit. Për ndërtimet në zona publike, ai bëri të ditur se edhe këto raste duhet të aplikojnë për legalizim, teksa shtoi se kjo ka ardhur si rezultat i keqmenaxhimit të institucioneve ndërsa për një kohë do të jenë në listë të pritjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …