Lumir Abdixhiku: Sot i nderojmë themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës duke kujtuar sakrificën e Jasharajve

Lumir Abdixhiku: Sot i nderojmë themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës duke kujtuar sakrificën e Jasharajve

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe të Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Në këtë vizitë, Abdixhiku është pritur dhe shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari. “Sot, kemi ardhur për të nderuar themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës, për të kujtuar sakrificën e Jasharajve. Këtë sakrificë, ne, jo vetëm që e nderojmë por ajo na shërben si inspirim dhe motiv për të punuar drejtë për këtë vend. Si klasë politike, si pjesë e jetës parlamentare dhe aktivitetit tonë politik dhe partiak, tradicional, të tashëm dhe të së ardhmes, do të nderojmë jo vetëm sakrificën e Jasharajve, jo vetëm motivin e lënë nga ta, por edhe kontributin e dhënë për këtë vend në të gjitha kohërat. Jemi të interesuar të shërbejmë mbarë dhe drejt, si LDK dhe jo vetëm, me të gjitha rolet që kemi, për të kontribuuar për shtetin tonë, gjithmonë duke nderuar dhe kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme që fillon në Prekaz”, tha Abdixhiku

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …