Seanca e radhës në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve mbahet me 24 mars

Seanca e radhës në Gjykatën Speciale kundër kreut të luftës së UÇK-së mbahet më 24 mars

Autoritetet e Gjykatës  Speciale në Hagë, kanë bërë të ditur se me 24 mars, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes kundër krerëve më të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca do të mbahet lidhur me veprat e pretenduara penale kundër katër ish-udhëheqësve  politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-kryetarit të Kosovës,  Hashim Thaçi, drejtor i Drejtorisë Politike gjatë luftës,  ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, zëdhënësit të SHP të UÇK-së dhe ish kryekuvendarit,  Jakup Krasniqi si dhe Inspektorit dhe anëtarit të SHP të UÇK-së dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Aktakuza i bën përgjegjës  për gjoja dhjetëra krime që i kanë kryer gjatë luftës së viteve, 1998-1999 në Kosovë, derisa Serbia kriminale e Milosheviqit kishte kryer krime lufte, masakra  dhe gjenocid kundër popullatës shqiptare, duke vrarë e masakruar dhjetëra mijëra e duke dëbuar dhunshëm nga Kosova rreth 700 mijë shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …