Philipp Kosnett: Shtetet e Bashkura të Amerikës do ta ndihmojë qeverinë e re që të ketë sukses dhe të përparojë

Philipp Kosnett: Shtetet e Bashkura të Amerikës do ta ndihmojë qeverinë e re që të ketë sukses dhe të përparojë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett, ka njoftuar se është takuar me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se ky takim është zhvilluar në kuadër të serive të diskutimeve rreth prioriteteve të përbashkëta Kosovë-Amerikë. “Mëngjesin e sotëm takova Albin Kurtin dhe ekipen e tij. Ne mbesim të përkushtuar për ta ndihmuar qeverinë e re që të ketë sukses dhe të përparojë si një partner i barabartë në Evropë dhe me bashkësinë ndërkombëtare”, është shprehur Kosnett.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …