Pavarësisht se BE-ja nuk na pranon ne po mundohemi ta mbajnë gjallë entuziazmin, ka thënë ministri, Çollaku (!)

Çollaku: Komisioni Evropian ka konstatuar se Kosova i përmbush kushtet për liberalizim

Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku ka bërë me dije se Komisioni Evropian i ka njoftuar vendet e BE-së se Kosova teknikisht i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e regjimit të vizave. Pas kthimit nga vizita zyrtare në Strazburg, ai ka thënë se në një të ardhme të afërt priten lajme të mira sa i përket rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ministri, Çollaku, poashtu ka hedhur poshtë deklarimet se Kosovës i kanë mbetur edhe dy kushte të papërmbushura. “Askush zyrtarisht nuk ka thënë që Kosova nuk i ka përmbushur kriteret. Komisioni Evropian në mënyrë specifike ka thënë dhe ka informuar shtetet anëtare të BE-së  që Kosova teknikisht i ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara me udhërrëfyes”, ka deklaruar ministri, Çollaku.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …