Përkujtohet dëshmori i luftës së UÇK-së, Ferid Curri

Përkujtohet dëshmori i luftës së UÇK-së, Ferid Curri

Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësuesit e shoqatave të UÇK-së, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë lule pranë lapidarit të dëshmorit kombit, Ferid Curri. Këto homazhe kryetari Gashi me stafin e tij dhe shoqatat e dala nga lufta i kanë bërë me rastin e 17-vjetorit të rënies në luftë dëshmorit Ferid Curri. Xhafer Gashi, në fjalën e tij  para të pranishmëve e ka vlerësuar lartë kontributin e familjes Curri për lirinë e vendit. “Familja duhet të ndihet krenare për veprën e dëshmorit të kombit Ferid Curri, i përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka thënë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …